13 mars 2015 – Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:15 të mëngjesit të së premtës, ku viktimë e aksidentit mbeti Edmir Zani 25 vjeç
Sipas informacioneve të policisë si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër. Bëhet fjalë për Reidi Kokonozin nga Përrenjasi, i cili u dërgua në spitalin e Librazhdit.
Efektivët e policisë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisën punën për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





