13 mars 2015- Shqiptarët edhe kur janë në emigracion, nuk harrojnë veset, që manifestojnë në Shqipëri. Tipike është lehtësia me të cilën përfshihen në sherre, që përfundojnë me rrahje. Vetëm të mërkurën më 11 mars 2015 në Itali, 4 shqiptarë u arrestuan për dy raste të ndryshme rrahjesh.
Në Provincën e Maceratës policia arrestoi katër persona me precedentë penalë. Ata u arrestuan me akuzat e rrahjes, grabitjes me dhunë dhe plagosjes. Tre të arrestuarit ishin italianë, ndërsa njeri ishte shqiptari Kristian Ndrevataj. Të katër të arrestuarit në natën e 23-24 tetorit 2014 kishin rrahur dy të rinj italianë afër një klubi nate. Pasi i rrahën, u vodhën makinën, celularët dhe pak euro kesh. Njëri nga të rinjtë italianë qëndroi në spital për 40 ditë nga plagët e marra.
Në rastin e dytë karabinierët e qytezës së Kjarit (Chiari) afër Breshias arrestuan shqiptarët Edison C. 28 vjeç me precedentë penalë për drogë, Luis L. 31 vjeç po me precedentë penalë si edhe një tjetër shqiptar të moshës 22-vjeçare me precedentë penalë. Tre shqiptarët dhe një emigrant nga Ekuasdori u arrestuan me akuzën e rrahjes, plagosjes me armë të ftohtë (thikë), grabitjes me dhunë (një veturë Fiat panda dhe një cellular Samsung Galaxy 3), dhe mbajtjes së armëve të zjarrit pa leje. Nga kontrollet e karabinierëve në zonën, ku u bë sherri, u gjetën edhe një pistoletë Beretta, kalibër 7,65 mm, një sasi e vogël marijuane në një qese plastike dhe një veturë Golf pronë e Luisit. Vetura u sekuestrua si mjet me të cilin është kryer një krim i rëndë dhe i dukshëm. Të tre shqiptarët u arrstuan në flagrancë. Gjykata gjithsesi u dha tre shqiptarëve masën e sigurisë të detyrim paraqitjes.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





