12 mars 2015 – Në kohë rekord po përgatitet kënga e re e Elhaida Danit që do të përqafojë Shqipërinë në Eurovision.
Pas tërheqjes së kompozitorit nga kënga “Diell” me të cilën fitoi festivalin e fundvitit në TVSH, stafi i ri po punon për të regjistruar këngën dhe klipin tjetër.
“I’m alive” është titulli i këngës, e cila do të prezantohet së shpejti për publikun shqiptar dhe më pas do të konkurrojë në Austri.
Ndërkohë, fansat i shprehin mbështetjes këngëtares së re, e cila fitoi dy festivale shqiptare, si dhe u bë e famshme jashtë me fitoren në “Voice of Italy”, në qershor të vitit 2013.





