12 mars 2015 – Spartak Braho, kreu i Komisionit të Sigurisë, hyri i pari dhe doli i fundit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas Petrit Vasilit dhe Edi Palokës. Ai nuk ka pranuar të tregojë detaje mbi dëshminë e tij, duke u shprehur thjesht se bëhet fjalë për sekret hetimor. “Prokuroria po vijon me intensitet punën e saj”, u shpreh Braho për gazetarët jashtë godinës së Prokurorisë.
Braho sqaroi vetëm faktin se nuk ka thënë ndonjëherë se ka komplot, por sipas tij janë sajesa. Pyetjes nëse vizita e tij në Gjermani ka lidhje me “porositësin” Fatjon Skënderi, Spartak Braho iu përgjigj se dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha shkoi në Strasburg, por nuk e pyeti kush për arsyen.
Më herët, deputeti demokrat, Paloka tha se po ushtrohet presion mbi drejtësinë.





