DURRES – 12 mars 2015 – Denoncon vëllanë si të zhdukur pas 10 vitesh. Kallëzimi u bë në Policinë e Durrësit nga S.Spanjolli, sipas të cilit i vëllai i tij, 46 vjeç, A.Spanjolli nuk është bërë i gjallë që prej vitit 2005.

“Më datë 11.03.2015 ora 08.00 shtetasi S.Spanjolli, 49 vjeç banues në Durrës, ka bërë kallzim se në vitin 1993 është larguar nga banesa dhe në vitin 2005 ka patur kontaktin e fundit me familjen në Gjermani, vëllai i tij shtetësi A.S 46 vjec banues në Durrës. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Durrësit. Nuk dihet ende pse familjarët e 46-vjeçarit e kanë bërë pas 10 vitesh kallëzimin për zhdukjen e tij.

Pritet që policia e Durrësit, nëpërmjet Interpolit, të kontaktojë me autoritetet gjermane për të rënë në gjurmët e 46-vjeçarit.

 

Agjencia e lajmeve "Dyrrah"