DURRËS, 12 mars 2015 –Në Portin e Durrësit u përpunuan dy muajt e parë të vitit më shumë mallra e udhëtarë se një vit më parë.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme Ekzekutive të Autoritetit Portual Durrës, me anije transporti është realizuar një vëllim prej më se 454 mijë tonë mallra, ndërsa me tragete 114 mijë tonë mallra. 53.11 për qind e vëllimit të përgjithshëm të mallrave u përket importeve.
Sasia e mallrave dhe numri i udhëtarëve me tragete janë rritur përkatësisht me 3 dhe 8 për qind në krahasim me dymujorin e parë 2014. Tragetet e linjave të Barit, Ankonës, Brindizit dhe Triestes (Itali) kanë transportuar gjithsej 83 112 udhëtarë me 24 671 automjete.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





