12 mars 2015 – Spartak Braho, kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare do të paraqitet pas pak minutash në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai është politikani i radhës që do të merret në pyetje në lidhje me çështjen “Doshi”.

Një nga figurat me rëndësi të LSI-së deklaroi pak ditë më parë se ka video e fakte me rëndësi që nxjerrin bllof deputetin e përjashtuar nga PS, Tom Doshi. Ky i fundit akuzoi kreun e LSI-së, Ilir Meta, se kishte paguar për vrasjen e tij.

Sipas agjencisë Lapsi.al, Spartak Braho shkoi në Gjermani në datën 6 mars, në një vizitë “misterioze”, edhe pse u tha që vizita kishte lidhje me nënën e tij të sëmurë. Po kjo agjenci aludon se vizita e Brahos mund të ketë lidhje me mbërritjen në Shqipëri të Fation Skënderit për të dëshmuar mbi dosjen “Doshi”.