12 mars 2015 – Policia e Elbasanit ka arrestuar një 43-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje. Mësohet se në prangat e policisë ka rënë Edmond Gjergji, banues në Elbasan.
Sipas uniformave blu, arrestimi i tij është kryer pasi Gjykata e Elbasanit në bazë të vendimit të dhënë, e ka dënuar atë me 10 vjet heqje lirie për veprat penale “Vrasje me dashje”dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve”.
Ndërkohë, materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





