12 mars 2015 – Zëvendësministri i Mbrojtjes Dritan Hila, nuk do të jetë më në këtë detyrë, pasi mësohet se ka dhënë dorëheqjen.

 

Hila me karrierë si diplomat ka mbajtur këtë detyrë që nga formimi i qeverisë Rama, dhe tashmë për arsye që nuk bëhen të ditura, ai është dorëhequr.

Ndërkohë, qeveria ka miratuar dorëheqjen e Hilës duke firmosur menjëherë lirimin e tij nga detyra, ndërsa në web site-in e qeverisë është publikuar vendimi për lirimin e Hilës nga kjo detyrë.

 

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/