30 janar 2015 –  Karabinierët italianë, në periudhën tetor-nëntor 2014 arrestuan 5 shqiptarë për një seri vjedhjesh të kryera në zonën e Savonës. Këtë të mërkurë, më 29 janar 2015 gjykata dha dënimet përkatëse për bandën e hajdutëve shqiptarë.

Behar Kaleci, 24 vjeç pas gjykimit të shkurtuar u dënua me 21 muaj burg dhe 600 euro gjobë. Bernard Cakoni, 27 vjeç u dënua me 18 muaj burg dhe 600 euro gjobë, po me gjykim të shkurtuar.

Drilon Leçi, vetëm 21 vjeç u dënua me gjykim të shkurtuar me 6 muaj burg dhe 600 euro gjobë, por do t'i duhet të vuajë edhe 18 muaj burg nga një dënim i mëparshëm me kusht, si edhe të paguajë 740 euro të tjera gjobë. 

Aldor Ceka, 29 vjeç u dënua me 20 muaj burg dhe 800 euro gjobë. Gjyqi i Floriant Toçit, 23 vjeç u shty për në muajin shkurt.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/