Ish-Sekretarja e Shtetit e SHBA-së, Hillary Clinton, e ka paralajmëruar administratën Trump se Shtetet e Bashkuara nuk po bëjnë mjaftueshëm për të adresuar kërcënimin terrorist, 25 vjet pas sulmeve të 11 shtatorit.

“Jam shumë e shqetësuar që e kemi zbutur vigjilencën tonë kundër terrorizmit”, tha Clinton në një intervistë me NBC News, në periferi të një eventi që shënonte 25-vjetorin e sulmeve terroriste.

Ajo tha se kërcënimi nuk është zhdukur, por është zvogëluar krahasuar me të kaluarën.

“Ka ende mijëra ekstremistë në botë që na dëshirojnë dëm të madh”, vuri në dukje ajo, duke paralajmëruar se SHBA-të nuk duhet ta marrin sigurinë e tyre si të mirëqenë.

Clinton, e cila ishte senatore e Nju Jorkut në ditën e sulmeve, theksoi se gjatë 25 viteve të fundit ka pasur shumë raste të komploteve terroriste që janë penguar në minutën e fundit, si dhe sulme që në fund janë kryer.