29 janar 2015 –  Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora do të jetë në mesin e artistëve të cilët do të performojnë live në skenën e Academy Awards, në ndarjen e çmimeve Oscar 2015. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpër rrjete sociale, duke mos e fshehur entuziasmin për këtë ftesë.

“Jam shumë e kënaqur t’ju informoj se Akademia më ftoi që të performoj në Oscar, më 22 Shkurt”, shkruan 24 – vjeçarja në llogarinë e saj në Twitter. Ky lajm, vjen vetëm dy javë pasi Rita u nominua për herë të parë për çmimet Oscar. Ylli i “Hot Right Now” është e nominuar në kategorinë, “Kënga më e mirë origjinale” për këngën e saj “Grateful” kolonë zanore në filmin, “Beyond the Light”.