• Prej disa ditësh “shtypi.net” i ka dhenë vend publikimit një lajmi që, fatkeqësisht, nga mediat shqiptare, është vlerësuar pa interes, kur në të vërtetë nuk është aspak i tillë, përkundrazi…

29 janar 2015 –  Falë talentit që, nga sa duket e ka me shumicë, një fëmijë shqiptar, e cila mban mbi supe vetëm nëntë vite jete, ja ka dalë të bëj për vete spektatorin e ftohtë francez dhe, pas një garimi të gjatë kohor, ka mundur jo vetëm të hyjë në finalen e spektaklit “France Got Talent”, por të jetë edhe konkurente e fortë për tu nominuar si fituese e tij.

Për ata që nuk e dinë po bëjmë me dije se “France Got Talent” është një event muzikor televiziv i këngës franceze, me format gjithëbotëror. Për Francën ai organizohet nga televizioni “M6”. Konkurentët pjesëmarrës në të janë me mijëra dhe gjatë ditëve garuese në vijimësi reduktohen në vetëm pesë, të cilët konkurojnë në natën finale për vendin e parë.

Në eventin e sivjetshëm, midis konkurentëve të natës finale, që mbahet mbrëmjen e të martës, domethenë pikërisht sot, është edhe shqiptarja 9-vjeçare, Erza Muqolli. Bijë e një familjeje shqiptare prej Kosove të vajtur në Francë në vitin 1991 dhe që aktualisht banon në Sarreguemines, një qytet që ndodhet në Regjionin Lorrain.

Duke folur për të, e ëma thotë se Erza shkon në shkollë normale, si krejt fëmijët dhe të vetmen gjë që bën ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj është ndjekja një herë në javë e një kursi ku ushtrohet për mësime pianoje. Për piano, jo për të kënduar, siç po bën në spektaklin muzikor garues. Ku pas interpretimit të këngës franceze “Eblouie pa la nuit”, Erza Muqolli e bëri të prushëroj publikun ” e ftohtë” francez të sallës, i cili nuk rreshti së duartrokituri 9-vjeçaren shqiptare, të figurativizuar nga specialistët e fushës dhe kritika si Celin Dion etj. këngëtare të formatit jo të zakontë.

Sikurse konfirmoi për “shtypi.net”, gjatë komunikimit on-line, nëna e Erzës, kjo e fundit dhe fëmijët e tjerë të saj kanë lindur e janë rritur në Francë, por prindët bëjnë çmos për t’i bërë të ndihen shqiptar.

“Shpesh shkojmë në Kosovë dhe Shqipëri, pasi është e rëndësishme që fëmijët tanë të mos harrojnë nga ku vijnë, të mos ta harrojnë se jem shqipëtar”, u shpreh në komunikim të drejtëpërdrejtë me “shtypi.net” nëna e Erzës, e cila me këta rast shprehu mirënjohje për të gjithë shqiptarët të cilët i kanë përkrahur.

“Për përkrahjen dhe mbështetjen që janë duke na bërë në çdo rrjet social. Kjo na bën ta nxisim Erzën të jap maximumin, që ta paraqes në mënyrë sa më dinjitoze popullin shqiptar, që të tregojmë se jemi popull me plot vlera bujare dhe kulturore”, janë të tjera fraza të ndjera të lëshuara natyrshëm nga nëna e Erza Muqollit, e cila nuk e di se ndërsa rrjetet e shqiptarëve ziejnë nga inkurajimi i Erzës, media e vendit amë, Shqipërisë nuk ka denjuar të publikojë as edhe një sekuenc apo rresht për talentin e jashtëzakonshëm të shqiptares 9- vjeçare Erza Muqolli. Që mbrëmjen e sotme garon në finale e eventit të madh muzikor “France Got Talent”.

 

I pari që e kapi dhe menjëherë e publikoi lajmin e madh ishte “shtypi.net”. Pas tij, duke ju referuar “shtypit…”, të njejtin lajm e publikoi edhe gazeta “TemA”, ndërkohë që mediat e tjera, çuditërisht, e anashkaluan. Nga mospasja e dijenisë? E pabesueshme. Po atëherë?! Nga që nuk përmbante sharm politik? Tërësisht e besueshme!

/Nacional Albania/