29 janar 2015 – Siç ka njoftuar media "Dyrrah", Julinda Koca, vetëm 17 vjeçe, ndërsa ishte strehuar nga policia angleze pranë autoriteteve lokale si emigrante e paligjshme e mitur, u largua në drejtim të paditur më 8 janar 2015.
Policia angleze dha alarmin në media dhe filloi të kërkonte ngado për ta gjetur adoleshenten. U vu në dispozicion edhe një numër kontakti, ku qytetarët mund të telefononin pa pagesë, nëse e shikonin Julindën.
Fatmirësisht, 20 ditë pas zhdukjes, ajo u kthye vetë në banesën, ku e kishte strehuar policia angleze në qytetin e Uorthingut (Worthing). Julinda nuk ka shenja dhune në trup dhe duket mirë nga shëndeti.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





