28 janar 2015 –  Gjykata e Apelit në Itali dënoi me 6 vjet burg Bekim Dulan, 21 vjeç,  i cili bashkë me tre “kolegë” të tjerë po shqiptarë, në 13 shkurt 2013 grabiti me dhunë dhe torturoi një të moshuar në qytezën e  Kalolciokortes (Calolziocorte).

Pensionistja 62 vjeçare u detyrua, me shpulla e grushta t'u jepte hajdutëve çelësat e makinë Fiat Panda dhe pak euro.

Bashkë me Bekimin u dënuan nga gjykata edhe Endri Agalliu me 5 vjet burg, Astrit Thaci, 21 vjeç me 3 vjet burg dhe Dejvis Gramo, 25 vjeç me 5 vjet burg.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/