26 janar 2015 –  Të gjithë e dinë se në momentin e parë kur Silivio Berkusconi ka marrë në pronësi klubin italian Milan, ka shpenzuar më shumë se cdo kryetar tjetër i futbollit në botë. Të gjithë e dinë se me investimet e tij të bëra nga viti 1986, e ka transformuar Milanon në klubin më të trofeshëm në botë dhe jo vetëm kaq sepse përkundër krizës së madhe që e ka kapluar skuadrën në vitet e fundit, edhe më tutje Milano respektohet jashtëzakonisht shumë në botën e futbollit.

Çfarë po ndodh me njeriun e parë të klubit. Investimet janë ndalur, nuk ka më blerje bombastike si gjithmonë, nuk ka para klubi për të blerë së paku një apo dy futbollistë të njohur, dhe normalisht se kjo ka rezultuar me sukseset më të dobëta në dekadën e fundit, ndërsa Milano për herë të parë që nga viti 1948, nuk ka shënuar asnjë fitore gjatë muajit janar. Dhe shih çudinë? Silvio Berlusconi konsiderohet se ka pasurinë e vlefshme prej 7.1 miliardë dollarë, më shumë se tre president të klubeve së bashku, Florentino Perez i Real Madridit (1.9 milirdë), Erick Thohir (960 milionë) dhe familja Glazer (4.4 miliardë dollarë). Të gjithë këta president klubesh kanë shpenzuar dhe vazhdojnë të shpenzojnë miliona euro, për t’i përforcuar skuadrat e tyre, kurse Berlusconi e përkrah skuadrën e tij vetëm moralisht.

A është ngupur me suksese dhe shpenzime enorme Berlusconi, apo thjeshtë i ka humbur dëshira për futbollin. Një është e sigurtë se nëse Silvio nuk i kthehet seriozisht klubit dhe ta lëshojë sërish dorën, Milano do të mbetet skuadër mediokre siç po e quajnë në Itali dhe më gjerë.