26 janar 2015 – Boksieri shqiptar Robin Krasniqi po përgatitet për duelin e titullit botëror. Stërvitjet mbi zjarr janë një metodë që 28-vjeçari ka zgjedhur për t’u aktivizuar edhe më shumë, në një nga ndeshjet më të rëndësishme për të.
Ai është duke u stërvitur fort për duelin që do ta ketë në mars dhe për këtë s’po kursen asgjë nga vetja, duke kryer edhe stërvitje ekstreme mbi zjarr. Robin Krasniqi do të ndeshet më 21 mars 2015 për titullin WBA të botës në kategorinë gjysmë të rëndë, kundër kampionit të botës, gjermanit Jurgen Brahmer. Dueli Krasniqi vs. Brähmer do të zhvillohet në “Stadthalle” në Rostock.





