Nga Nebil Çika

Tëhënën në orën 11.00  shqiptarët janë ftuar nga opozita te protestojnë për pese minuat duke fikur ne rruge motorat e makinave te tyre. Protesta është motivuar me çmimin e larte te karburantit por shqiptarët kane edhe dhjetëra arsye te tjera për te protestuar. Arsyeja e arsyeve ngelet po dyshim qeveria shqiptare, dështimi i te cilës në krye te vendit është tashme i provuar botërisht.

Nuk ka qeveri ne këto vite te pluralizmit  politik qe ti ketë dale boja pa mbushur akoma dy vjet nga ardhja ne pushtet siç po ndodhe me qeverinë aktuale shqiptare. Bilanci behet natyrshëm duke e krahasuar me ato qe qeveria premtoi në fushatën zgjedhore  te 2013  premtime nga te cilat nuk është mbajtur asnjë. Demagogji dhe ,mashtrimi politik janë një simptome e njohur e te majtës sidomos asaj shqiptare por ne këto vite nuk kishte ndodhur kurrë që  partia që fiton zgjedhjet të zbatojë një program krejtësisht te kundërt  me atë që është premtuar.

Le te marrim me radhe disa nga premtimet me te bujshme te mazhornacës !  “Shëndetësia falas” , ishte një nga premtimet e  bujshme të ish opozitës  e cila befasoi çdo njeri normal te këtij vendi  për shkak te mungesës se një logjike ekonomike qe do te mund te realizonte këtë premtim  po qe gjithsesi u  besua nga shumica e zgjedhësve  dhe u përkthye ne votat qe i i garantuan pushtetin qeverise Rama- Meta . Sot ne pushtet  ky premtim është harruar  ndërkohe që faturat  e shërbimeve shëndetësore sidomos për te pa siguruarit apo shtresave ne nevoje  janë rritura disa here me shume. Gjendja ne spitale nuk ka ndryshuar ndërkohë janë shkemuar skandale te jashtëzakonshme  qe kane tronditur opinionin publik.

“Legalizimit falas”  te ndërtimeve pa leje  ishin një tjetër premtim i pa mbajtur i qeverisë , Qeveria e filloi punën e sajë me  hedhjen ne ere te shume objekteve me dhe pa leje te përzgjedhur  me lista politike selektive ose se ishin  prone e kundërshtareve politike ose  për interesa te bizneseve,  klientë të qeverise. Paralele me këtë tarifat e legalizimin e  shtuan dhe qeveria mohoi hapur ta këtë premtuar legalizimin falas te tyre.  Qeveria here pas here  shpërndan tapi  duke organizuar për to edhe mitingje elektorale, pa guxuar ta  përmendë premtim e pa mbajtur dhe sidomos shkatërrimin  e shume prej tyre p-a ndonjë arsye ligjore apo logjike ekonomike të justifikuar .

Ulja e çmimit te energjisë elektrike, ishte një tjetër premtim i pa mbajtur apo mashtrim i qeverise!  Energjia elektrike  është rritur me te paktën 13 %  ne fillim te këtij  viti ndërkohë qe qeveri ka ashpërsuar masat ndaj atyre qe e kane te pa munduar te shtyjnë faturat e saje . Ndryshimi  i kodit penal ka bere she shume debitorë të shkojnë ne burg ndërkohë qe qindra familjeve qe nuk kane mundësi te paguajnë u është ndërprerë energjia. Media dhe opozita kane akuzuar qeverinë për politika selektive ne zbatimin e sanksioneve penale për energjinë. Ato kane sjelle prova ku zyrtare e politikane te qeverise nuk janë prekur nga  masat shtrënguese te kodit te ri penal edhe pse kane  rezultuar me qindra milionë lekë energji te pa paguar qe qytetare fukarenj  janë burgosur për disa qindra leke borxhe . Kulmi arriti ku një qytetar vari veten ne burg pasi kishte dy muaj i burgosur për 35 mije leke te vjetra pa paguar energjinë.

Spastrimet politike ne administratën publike  janë një tjetër premtim i pa mbajtur dhe një shkelje flagrante e kushtetutës nga ana e qeverise. Pranverën e vitit 2913 qeveria dhe opozita  miratuan statusin e nëpunësit  civil , ne ligj qe u bllokua dhe u ndryshua me ardhjen ne pushtet te  te majtëve ne  tetor te këtij viti. Qindra  specialiste u larguan nga administrata për tu zëvendësuar  me militante partiake qe gje solli reagimin e opozitës dhe partnerëve ndërkombëtar . Gjykata Kushtetuese e  rrezoi si antikushtetues  shtyrjen  e futjes ne fuqi te ligjit nga qeveria ,por qeveria nuk e zbatoi vendimin  e saje duke shkaktuar një shkelje tjetër te kushtetutës .

Qeveri ka ndërhyre  disa herë ne Kushtetute  duke krijuar probleme te mëdha ne raport me pushte6tet e tjera qe po tenton tu marrë kompetencë pas kompetence ne një përpjekje te hapur drejt një pushteti absolut te kryeministrit Rama  Kjo ka çuar ne përplasje institucionale me Presidentin , Shërbimin  Sekret , Pushtetin  Gjyqësor etje.

Kriminalizimi i parlamentit dhe institucioneve ne vartësi  të qeverisë  mund te vlerësohet edhe si problemi me i madh  politik i krijuar prej kësaj qeverie. Dhuna fizike e verbale e ushtruar ne Kuvend ndaj deputeteve te opozitës është një politike përtej logjikes  normale  e demokratike. Kjo  soli ne bojkotin e parlamentit nga opozita për afro gjashtë muaj ne pak me shume se një vit te kësaj legjislature ,gje qe mori fund pas ndërhyrjes se forte te BE. Opozita ka denoncuar e denoncon çdo ditë  raste te kriminal;vizimit te pushtetit  me emërime te inkriminuarish ne administrate gje qe ka vene ne dyshim edhe mundësinë e suksesit te një marrëveshje për dekriminalizimin e Kuvendit  midis qeverise dhe opozitës te garantuar nga BE.

Ka edhe dhjetëra  arsye  kombëtare, rajonal apo personale qe ,motivojnë shqiptaret për  te dale ne proteste por besoj se vetëm këto qe thamë janë te mjaftueshme për te dale ne rruge çdo ditë. Ne se këto do kishin ndodhur ne je vend tjetër demokratik reagimi do te kishte qene i forte  ndoshta deri në një  kryengritje. Por ne shqiptaret shquhemi për  mungese reagimi e kuraje qytetare gjë që vihet re edhe nga reagimi i mekur ndaj abuzimin me pushtetin prej kësaj qeverie.

Duhet thënë se për  shkak te zhvillimeve te brendshme edhe opozita nuk qene ne lartësinë e detyrës se sajë politike. Për shkak te organizimin  te dobët te shoqërisë civile , sindikatave e te tjera organizma te reagimit qytetar opozita ngeler6t e vetmja force qe mund te organizojë  reagim dhe rezistencë ndaj abuzimin ,me pushtetin te qeverise. Kjo opozite ka treguar se mund ta bëjë mirë ketë. Para pak kohësh ajo organizoi një protestë qytetare nga  më të mëdhatë pas vitit 1991. Me shume se 200 mije qytetare ju përgjigjen thirrjes se  saje për te dalë në shesh duke tronditur fort  pushtetin  e qeverise.

Sot opozita i ka mbyllur problemet e saja te brendshme , pasoje e humbjes së pushtetit dhe zgjedhjeve të reja ne parti.  PD  duket gati te nise aksionin  e saje politik me kapacitet të plotë. Ajo qe fillon me fikjen 5 minuta te motorëve te makinave pritet të jetë ne fakte ndezja e motorëve të protestës aq te pritur nga shumë e shumë shqiptarë.  Shefi  i opozitës, Basha tha se ki ishte fillimi i pranverës se protestave duke lenë te kuptohet se do te kemi shume të tjera deri ne qershor .

Kur flitet për “pranverë protestash “ mendja te shkon vetvetiu tek “pranverat arabe” protesta apo kryengritjet qe çuan ne përmbysjen e pushteteve totalitare ne disa vende ne  zonën e detit Mesdhe.  Shumë nga sjelljet , veprimet dhe vendimet  e qeverise shqiptare ngjajnë me ato te qeverive diktatoriale ne vendet  e “pranverës arabe” gje qe e bën të mundur e të justifikuar përsëritjen e modelit të tyre edhe ne Shqipëri.  A është e munduar kjo gjë? Unë them se po . Kjo do te shikohet ne startin “me motorë të fikur” te protestës aq i rëndësishëm  për të kuptuar dhe përcaktuar forcën motorike qe do te mund te na çonte ne “pranverën shqiptare”. Por, siç shkruante sot një koleg , kjo do te varet nga ajo se “sa  bythë ka opozita” ta ndërmarrë e ta realizoje një iniciativë të tillë .