25 janar 2015 –  Mungesa e Mario Balotelit në sfidën mes Liverpoolit dhe Boltonit në FA Cup, e ka një arsye të fortë. Sulmuesi italian nuk ishte grumbulluar nga Brendan Rodgers, sepse forma e tij fizike lë për të dëshiruar. E pranon vetë trajneri 41-vjecar, i cili u shpreh se SuperMario nuk po arrin ta mbajë ritmin e skuadrës."Lënia jashtë skuadrës mund të jetë një mësim i mirë për Marion. Të gjithë futbollistët po bëjnë shumë mirë, ndërsa ai ndoshta tani po e sheh Liverpoolin e vërtetë dhe po kupton se cfarë i është kërkuar që të bëjë bëjë për të qenë pjesë e ekipit."Raportet mes trajnerit dhe lojtarit duken normale, por për të riparë Balotellin në fushë si titullar do të kalojë shumë kohë.

"E vlerësoj cdo ditë në stërvitje. Mario është i rëndësishëm si të gjithë lojtarët e tjerë, nuk i kam rezervuar asnjë trajtim të vecantë. Ne kemi një marrëdhënie të mirë dhe flasim shpesh me njëri-tjetrin. Ai e ka të qartë se cfarë pres prej tij për të qenë titullar. Mendoj se ai e ka të vështirë, por e di se në c'nivel duhet të arrijë. Kemi bërë një ndryshim taktik për të bërë më shumë presion dhe për të patur më shumë krijimtari në lojë. Ky është një kolektiv dhe nëse dëshiron të japësh kontribut, duhet të japësh gjithcka në stërvitje.

"Të paktën deri në qershor Balotelli është i destinuar të qëndrojë në "Anfield Road", sepse edhe Lazio, e ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të tij në Serinë A në këtë dritare të merkatos. Ishte vetë presidenti Claudio Lotitto që sqaroi pozicionin e shoqërisë së tij, duke këmbëngulur se nuk ka folur në asnjë moment me menaxherin e futbollistit, Raiola, pasi Balotelli për momentin nuk i intereson Lazios.