25 janar 2015 – Një tjetër shqiptar po na bën krenar, ndërsa ka marrë vëmëndjen e bukuroshes Kim Kardashian, aq sa i ka dedikuar dhe një status të veçantë. Ajo ka shpërndarë në faqen e saj në Twitter një këngë të kënduar nga këngëtari i ri shqiptar, Stanaj. Në videon e 'coverit' të këngëtarit të ri për këngën “Only One” nga Kanye West, Kim ka shkruar:
“Sa i ëmbël është ky këngëtari i ri shqiptar Stanaj duke kënduar “Only One”. Stanaj është një djalë me origjinë shqiptare, i cili ka nënshkruar një kontratë menaxhimi me studion e Jay-Z. Ai ka nisur të publikojë sigle-t e para, të cilat tani kanë rënë në sy të personazheve të famshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=7wHBlptgsyc





