25 janar 2015 – Quhet Erza Muçolli dhe është me origjinë nga Kosova. 8 – vjeçarja shqiptare ka konkuruar në “France Got Talent”, ku ka shkëlqyer me performancën e saj. Kënga e kënduar nga Erza titullohet “Papaoutai”, e këngëtarit francez Stromae, e cila ngriti në këmbë një publik të tërë.
Zëri magjik i 8 – vjeçares mori përkrahje të menjëhershme nga publiku, por dhe nga juria të cilët u befasuan nga vokali i saj. Prej vitesh, Erza jeton në Francë së bashku me familjen.





