24 janar 2015 –  Ervis Myftiu, 33 vjeç u arrestua nga karabinierët në Ferrara. Ai ishte dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për trafik droge. Ervisi ishte arrestuar në 28 shtator 2012 në qytezën e Bondenos për trafik droge. Atij ju kapën në makinë dhe në banesë një kg heroinë, 3 000 euro, 2 celularë dhe 5 skeda SIM.

Ervisit i ishte dhënë masa e sigurisë arrest shtëpie, por ai e kishte thyer këtë masë sigurie dhe ishte arratisur në drejtim të paditur.

Pas arrestimit, Myftiu u dërgua në Burgun e Ferrarës. Gjykata mori vendim, që pas vuajtjes së dënimit. Ervisi të dëbohet për në Shqipëri.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/