24 janar 2015 –  Karabinierët e qytezës së Airolas në provincën e Beneventos arrestuan në flagrancë Ervis Markajn, 25 vjec me precedentë penalë për krime kundra pronës. Ervisi me maskë kishte grabitur një traktor me frezë dhe kovë eskavatori të montuar në të dhe po e ngiste atë në një rrugë fshati.

Karabinierët e arrestuan në flagrancë, kur konstatuan se Ervisi e kishte ndezuar traktorin, pa çelës duke manipuluar kuadrin. Traktori i vjedhur iu kthye pronarit të ligjshëm një fermeri 51 vjeçar, ndërsa Ervisi përfundoi në qelitë e paraburgimit.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/