·        Dyshohet se ka marrë një numër telefoni të kompanisë “Eagle” duke përdorur gjeneralitetet e një personi tjetër

DURRËS, 24 janar 2015 –Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njofton se më 22 janar 2015 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 47-vjeçarin Bedri Luku, banues në bashkinë e Manzës, noter në Manzën e Re (Kuçok). Blutë e Shijakut dyshojnë se Luku “ka marrë një numër telefoni të kompanisë “Eagle” duke përdorur gjeneralitetet e një personi tjetër”.

Luku është kryetar i degës së PD-së në bashkinë e Manzës. Ka kontribuuar me 100 mijë lekë në fushatën për zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Ndërkaq, sikurse është bërë e ditur, në muajin dhjetor 2014 Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në prokurori tre punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës për shkelje ligjore: ish-regjistruesin Bedri Luku dhe dy specialistë (për hollësi: http://www.klsh.org.al/web/pub/zrpp_durres_336_1.pdf).

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/