24 janar 2015 –  Aurel Hisku, 21 vjeç sapo zbriti nga aeroplani i linjës Rinas-Fiumicino u arrestua nga policia italiane si person në kërkim. Djaloshi nga Mamurrasi kishte arritur t’u shpëtonte prangave më 25 mars 2014, bashkë me 3 hajdutë të tjerë shqiptarë, të cilët u shpallën në kërkim në kuadrin e Operacionit “Tablet”.

Karabinieria italiane me anë të këtij operacioni  kishte arrestuar pesë shqiptarë dhe shpallur në kërkim katër të tjerë përfshirë Aurelin  të akuzuar për vjedhje banesash dhe grabitje me dhunë.

Pas arrestimit, Aureli nga Aeroporti i Fiumicinos u dërgua në Burgun e Civitavekias (Civitavecchia).

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/