24 janar 2015 –   Armina Mevlani është rrëfyer per historinë e saj të dashurisë me Shkëlzen Berishën, djalin e ish kryeministrit Berisha.

"Kjo histori tashmë u bë dy vjet. Është një histori dashurie dhe nuk është diçka për t'u fshehur. Duke qenë se ne jemi të dy persona publikë, ka pasur nga ata persona që vërtetë më kanë mërzitur se gjithandej abuzohet me emrat tonë, me komente shumë të shëmtuara. Ka pasur edhe të bukura".

Ajo shtoi se:

"Fillimi ka qënë i vështirë dhe prandaj ne jemi matur shumë, por tani kjo pjesë ka kaluar".

Në intervistën e saj, Armina pranoi se kur takoi prindërit e partnerit të saj ka "ndenjur shumë e impresionuar". Ndërsa pyetjes sesi ndihet kur partneri i saj është prind i dy fëmijëve, ajo tha se ata nuk përbëjnë asnjë problem për lidhjen e tyre.

"Përsa i përket fëmijëve, une nuk e kam pasur problem, përsa jam pjesë e tij. Unë i dua ata dhe nuk mendoj se do të jetë ndonjëherë problem. Megjithatë çdo gjë kërkon kohë. Është kjo që i shëron dhe i çon gjërat në vendin e duhur", ka thënë Armina.