DURRËS, 23 janar 2015 –  Operatori i shpërndarjes së energjisë (OSHEE) njofton se, si pasojë e erërave shumë të forta, fidrat dalës 6kv) të nënstacionit Fushë-Krujë janë dëmtuar e për pasojë ka mungesë energjie në fidrat 2, 12, 20 dhe 4 Krujë.

Këta fidra mbulojnë me energji bashkinë e qytetit të Fushë Krujës, policinë, qendrën e Fushë-Krujës; fshatrat Ashtan, Ura e Gjolës, Fshat Fushë-Krujë, Aramenas, Kodra e Qeleve si dhe Pompat e ujësjellësit Durrës.

Zona pa energji janë dhe lagjet “Gëzim Zeneli”, “Hoxha”, “Abazaj” dhe Malësia Krujë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/