DURRËS, 23 janar 2015 – Të enjten në mbrëmje, më 22 janar 2015, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH), në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), realizuan një sërë inspektimesh në qytetin e Durrësit për zbatimin e ligjit antiduhan.
Ka qenë aksion i befasishëm, pasi është shfrytëzuar nata dhe moti me shi, gjë që ka detyruar pronarët e lokaleve të lëshojnë pe ndaj duhanxhinjve “të thekur”. Mësohet se janë inspektuar 42 njësi tregtare si bare, restorante, lokale bastesh sportive. U vendosën 4 masa administrative me vlerë 300 mijë lekë për 4 lokale dhe 2 masa administrative me vlerë 5 000 lekë për duhanpirës.
Inspektimi u ndoq edhe nga Eltar Deda, kryeinspektor i ISHSH-së dhe Afrim Bakaj, drejtor i AKU-së, të cilët theksuan vendosmërinë e institucioneve të drejtuar nga ata për zbatimin e ligjit.
Ndalesa e parë u bë te lokalet përgjatë rrugës “Dëshmorët”, ku u gjobitën dy subjekte nga 350 mijë lekë secili. Kryeinspektori i ISHSH, Eltar Deda pranon se në Durrës ky ligj nuk po zbatohet:
“Përsëri ka disa lokale që e kanë shkelur këtë ligj dhe ne sapo vendosëm një masë ndëshkimore ndaj një lokali dhe një duhanpirësi”.
Edhe drejtori i AKU-së Afrim Bakaj pohoi që në lokalet e restorantet e Durrësit konsumohet duhan”
“Kemi disa gjoba të vëna në Tiranë, Durrës apo në qytetet të tjera të Shqipërisë, por ka akoma abuzues të cilët mund ta pinë duhanin fshehur, gjithsesi ne jemi të vendosur që ta zbatojmë këtë ligj.”
Eltar Deda u shpreh:
“Ngritja dhe funksionimi i strukturave vendore të -së do të përmirësim i mëtejshëm i një pune të filluar mirë në të gjithë vendin. Për shkelësit e ligjit toleranca do të jete zero dhe zbatimi i ligjit është i njëjtë për të gjithë”.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





