23 janar 2015 –  Gjykata angleze të enjten më 28 janar 2015  dënoi Armand Rucin, 28 vjec  me 9 vjet burg. Armandi u arrestua më 26 qershor 2014, sepse ai akuzohej nga një angleze 20 vjeçare, se e kishte marrë të dehur nga një pub dhe e kishte dërguar në banesë, ku e kishte përdhunuar dy herë. Policia angleze arriti ta identifikojë Armandin, vetëm nga filmimet e kamerave të mbikqyrjes.

Policia i kapi Rucit edhe sasi të vogël kanabisi dhe kokaine.

Gjykta e dënoi me Rucin 3 vjet burg për drogën dhe 6 vjet burg për përdhunimin. Menjëherë, pasi Armandi të mbarojë vuajtjen e dënimit do të dëbohet nga Anglia për në Shqipëri.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/