DURRËS, 23 janar 2015 –  Drejtoria e policisë së shtetit të qarkut Durrës-Krujë njofton se të enjten, më 22 janar 2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 64-vjeçarin Petrit Çali, banues në Katundin e Ri. Forcat e zbatimit të ligjit sqarojnë se, rreth orës 17.15, në fshatin Shënvlash të komunës së Rrashbullit, duke drejtuar një “Ford” me targa DR 9521 D, Çali ka humbur kontrollin mbi veturën. Kështu, u karambolua me një “Audi” me targë AA 418 CH, me drejtues 22-vjeçarin J. L., banues në fshatin Rinia të komunës së Katundi të Ri. Në këtë përplasje u lënduan dhe ndodhen në spitalin rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën pasagjerja e “Audi”-it, Q .L., 47 vjeçe, banuese në fshatin Rinia Durrës, dhe vetë drejtuesi 64-vjeçar i “Ford”-it.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/