23 janar 2015 – Eriklit Musollari, 22 vjeç u dënua nga Gjykata e Otavës në Kanada me 9 vjet burg për vrasje në grindje e sipër. Erikliti kishte emigruar në Kanada për t’i shpëtuar një rasti gjakmarrjeje në Shqipëri. Fatkeqësisht në vend që të merrej me punë të ndershme, Erikliti i kishte hyrë rrugës së drogës në Kanada.
Në 29 mars 2012, ndërsa po i shiste drogë një klienti, dy drogaxhinj rivalë e sulmuan me grushta dhe shkelma, sepse u kishte hyrë në pjesë duke u marrë klientët. Erikliti i përgjakur nxorri pistoletën e markës Hekler&Koh dhe qëlloi mbi njërin nga personat, që e sulmuan. Peyman Hatami, 31 vjeç mbeti i vrarë në vend nga të shtënat e pistoletës së Eriklitit.
Pikërisht për këtë vrasje, Musollari duhet të vuajë 9 vjet burg.
/gj.th.agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





