21 janar 2015 –  Gjykata e Livornos dha 88 vjet burg dhe 300 000 euro gjoba  për 22 anëtarët e një rrjeti italo-shqiptar të drogës. Të dënuarit ishin arrestuar nga karabinieria italiane  në kuadër të operacionit antidrogë të quajtur “Silenzio” (Heshtja) në janar 2014.

Ndër të dënuarit janë edhe 2 shqiptarë: Kujtim Bahja, lindur në Pajovë të Peqinit, 37 vjeç i akuzuar për 42 raste droge, i dënuar nëpërmjet gjykimit të shkurtuar, me 13 vjet burg dhe 45 000 euro gjobë dhe shijakasi Ibrahim Hoxha, 47 vjeç, i dënuar, me 10 vjet e 5 muaj burg.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/