DURRËS, 21 janar 2015 – Drejtoria e policisë e qarkut Durrës-Krujë njofton se të martën, më 20 janar 2015, ora 20.30 dhe 21.30 u arrestuan në flagrancë dy banorë të Durrësit, përkatësisht Gëzim Oka, 42 vjeç dhe Tom Lleshaj, 58 vjeç.
Blutë sqarojnë se në orën 18.00, po të martën “terse”, nga kontrolli i grupit të drejtorisë rajonale të shpërndarjes së operatorit të energjisë elektrike (OSHEE) u zbuluan lidhje të paligjshme të dritave në banesat e tyre.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





