19 janar 2015 – Mirand Tatami, 35 vjeç, punëtor me dokumente të rregullta në Itali ndërroi jetë në një aksident automobilistik, rreth orës tre pas- dite të së hënës 19 janar 2015.
Tatami banon në qytezën e Civitela del Trontos në Provincën e Teramos.
Aksidenti ndodhi afër qytetit të Val Vibratës. Makina e të ndjerit u përplas me një autobus urban. Kur mbërrit ndihma e shpejtë, Tatami fatkeqësisht nuk jetonte më. Trupi i tij u dërgua në Spitalin e Sant Omero të Val Vibratës për të kryer autopsinë.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





