DURRËS, 19 janar 2015 –  Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka shpallur pjesëmarrjen në konkurrim publik, më 2 shkurt 2015, për zhvillimin e aktivitetit të akuakulturës.

Në listën e objekteve ujore për konkurrim në qarkun e Durrësit janë vetëm tre: rezervuari i Shkallnurit për ripopullim dhe peshkim, grykëderdhja e Erzenit-gropat e Bisht Pallës për peshkim artizanal dhe ujëmbledhësi i Tapizës në Nikël të Krujës për ripopullim.

Bie në sy fakti që për qarkun e Durrësit, i cili ka numrin më të madh të ujëmbledhësve në vend, jepen vetëm tri leje, baras me Lezhën dhe Korçën, ndërkohë që për qarkun e Elbasanit parashikohen 7 leje.  

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/