DURRËS, 19 janar 2015 –  Të premten, më 16 janar 2015, në ambjentet e Teatrit "Alekandër Moisiu" në Durrës, 300 fëmijë të 25 shkollave 9- vjeçare, publike dhe jopublike të qytetit u përballën në sportin e shahut ose "shkencën e mendjes".

Ky organizim erdhi në formatin e Kampionatit të gjashtë të Shahut, një veprimtari sportive kjo e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Durrës dhe u monitorua nga z. Harallamb Boshku, mjeshtër ndërkombëtar i shahut. Përmes kësaj loje të strategjisë e planifikimit, nxënësit e talentuar durrsakë kanë mundësinë e madhe që në moshë ende të njomë të fitojnë konceptet e duhura që lidhen më mendimin kritik, me konkurrencën, me mënyrën efiçente të zgjidhjes së problemeve, si dhe shumë shprehi të tjera që loja e shahut u ofron përmes ndeshjes psikologjike, zbavitjes dhe kreativitetit.

Në përfundim të këtij kampionatit, fitues sipas kategorive u shpallën:

Kategoria  I  vajza      Vendi  I    Elisa       Isufi                          Vinçenc  Prendushi

                                   Vendi II   Gentiana  Peca                          Demokracia

                                   

Kategoria  I  djem      Vendi  I    Lis Vangjel  Gorea                   Turgut OZAL                      

                                  Vendi  II    Armend     Shuli                      Demokracia

 

Kategoria  II  vajza     Vendi  I      Rozana  Mustafa                      Nënë  Tereza

                                      Vendi  II     Megi      Sota                          Vasil   Ziu

Kategoria  II  djem     Vendi  I       Enkelajd  Halipaj                    14 Nëntori                                    

                                  Vendi  II      Albion     Sina                        Bajram Curri  2  

                           

   Kategoria  III vajza    Vendi  I        Denada    Bregu                      Hasan  Koçi

                                       Vend II       Greta       Jaku                        Jusuf   Puka

                             

   Kategoria  III  djem    Vendi I        Alket      Çaushi                      Njazi      Mastori

                                       Vendi II       Devid     Spiru                        Vinçenc  Prendushi

 

Info

Shah (nga persishtja shah – mbret) është lojë strategjike për dy lojtarë e luajtur mbi një tabelë katrore e cila është e ndarë në 64 fusha katrorë të vegjël të cilët janë të ngjyrave të bardhë dhe të zezë ç'do fushë e bardhë kufizohet me fusha të zeza dhe anasjelltas. Në këtë lojë vetëm ngjyrat e figurave, që përcaktojnë filluesin e lojës zgjidhen rastësisht, kurse të gjitha veprimet tjera i mbesin aftësive mendore të lojtarëve. Qëllimi i lojës së shahut është marrja e figurës së mbretit të kundërshtarit.