18 janar 2015 –  Në të gdhirë të së dielës së sotme ndodhi një aksident, ku u shënuan të plagosur dhe të vdekur në autostradën, afër qytetit italian të Aleksandrisë.

Një makinë Fiat Punto, me 3 të rinj  italianë dhe një polak në të, ndërsa po dilte nga dalja e gabuar e një pike shitjeje karburanti, u përplas me një Ford Mondeo. Fordi kishte në timon Erion Allën, 27 vjeçar lindur në Elbasan dhe banues në qytezën e Oricciantes.

Në makinën Ford ishte si pasagjer edhe një italian 41 vjeçar. Nga përplasja e dy makinave mbeti e vdekur shoferja 19 vjeçare dhe 3 të plagosur në makinën Punto dhe dy të plagosur në makinën Ford.

Të plagosurit përfshirë dhe Erion Allën u dërguan për mjekim në Spitalin e qytetit të Aleksandrisë, afër vendndodhjes së aksidentit.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/