DURRËS, 16 janar 2015 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të enjten, më 15 janar 2015, ora 17.30 u arrestua në flagrancë 41-vjeçari Agim Zmalaj, banues në Laprakë të Tiranës. Organet e rendit thonë se, në orën 6.30 të mëngjesit, duke drejtuar një “Benz” kamion, në boshtin rrugor Tiranë – Fushë-Krujë, në mbikalimin e Fushë-Krujës, Zmalaj ka shkaktuar një aksident.
Këtu u plagos 44-vjeçarja R. D., banuese në Krujë, e cila ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





