7 janar 2015 –  Në orët e para të ditës së sotme, të krishterët ortodoksë, kanë nisur festimet me rastin e Krishtlindjeve. Në mesin e shumë rusëvë të cilët i janë drejtuar kishës, kanë qenë edhe drejtuesit më të lartë të shtetit.

Kryeministri Rusisë, Dmitry Medvedev, së bashku me gruan e tij, morën pjesë në meshën e Krishtlindjeve në katedralen "Shpëtimtari" në Moskë.

Gjatë mesnatës, presidenti rus Vladimir Putin nuk ishte në Moskë. Në vend që të ishte prezent në meshën në Moskë, Putin në mesnatë ka vizituar një kishë që gjendet në një fshat të rajonit Voronezh. Pjesëmarrja në meshë me rastin e Krishtlindjeve, tashmë është bërë traditë për udhëheqësit rusë.

“Ne jemi duke jetuar në kohë të vëshira”, ka thënë gjatë fjalimit të tij televiziv, patriarku i Moskës.