Nga Arian Dedej

DURRËS, 6 janar 2015 –  Kёto ditё, mediet kanё trajtur njё temё tepёr delikate dhe tё vёshtirё siç ishte rasti i abuzimit ndaj njё minoreneje nё gjendje tё fikёti, pasi kishte kaluar mbrёmjen duke pirë me shoqёrinё, nё njё nga lokalet e Tiranёs.

 Besoj qё zanafilla e kёtij akti qё na preku tё gjithёve nuk ёshtё trajtuar nga asnjё, ose tё paktёn nuk e kam hasur askund derimëtani. Pavarësisht se tё gjithё u morёn me aktin dhe çfarë trasmentonte ai, asnjё nuk u kujdes pёr tё drejtat e të miturve, pёr privatësinë e tyre dhe se sa e vёshtirё do tё jetё pёr ta, kalimi i kёtij momenti tё vёshtirё dhe delikat duke pasur parasysh dhe natyrёn prej “sehirxheshe” tё shoqёrisё sonë. 

E pra asnjё nuk u kujdes pёr natyrёn e brishtё tё kёsaj moshe, dhe askujt nuk i shkoi mendja se gabimi qendronte tek zanafilla, tek burimi i “sё keqes”, askujt nuk i shkoi ndёr mendje qё pёrdorimi i alkoolit nga tё miturit ёshtё i ndaluar me ligj. dhe ligji jo vetёm që nuk lejon tё miturit tё pёrdorin pije alkoolike, por ua ndalon edhe tregtarёve servirjen apo ofrimin e tyre personav, tё cilёt nuk kanё mbushur akoma 18 vjeç.

 Nuk dua tё bёhem mё “katolik se sa Papa”, sepse tё gjithё e kemi pirё ndonjё gotё nё moshё tё vogёl, nganjёherё edhe nё prani tё prindёrve (traditë e kulturës sonë tolerante kur s’është nevoja), por nuk kemi kaluar me orё tё tёra nёpёr lokale tё liçensuara duke pirё alkool pafundësisht. 

E pra, besoj se e gjithe kjo gjendje qё na shqetёson duhet kёrkuar tek Ligji, i cili ёshtё i ftohtё, nuk ka emocione dhe ёshtё i barabartё pёr tё gjithё, tё paktёn nё teori, sepse nё praktikё kjo gjё vlen vetёm pёr tё varfёrit, tё cilёt nuk mund ta blejnё dot atё,  por kjo ёshtё njё plagё tjetёr me pёrmasa botёrore. 

Qeveritarёt tanё duhet tё merren me rritjen e pёrdoruesve tё duhanit, alkoolit dhe hashashit tek tё miturit e mё pas tё ndёrmarrё aksione, tё cilat kanё pёr qёllim vetёm shoë-n mediatik. Gjej rastin pёr t’i kujtuar ligjin, i cili e ndalon pёrdorimin e alkoolit sepse, mbase nga puna e madhe pёr tё rritur rrogat e tyre nё parlament, do t’u ketё dalё fare nga mendja.

Ligji Nr. 9518, datë 18.4.2006

Neni 4

Ndalime për përdorimin e alkoolit

Ndalohet shitja ose ofrimi falas i pijeve alkoolike të miturve apo konsumimi i tyre në

vende publike nga të miturit.

Në kuptimin e këtij ligji, vendi publik përfshin çdo njësi tregtare, bar, restorant ose klub

nate.

Neni 5

Frekuentimi i lokaleve të natës

Përveç rasteve kur është i shoqëruar nga prindi ose kujdestari i tij, një i mitur nuk mund

të frekuentojë, nga ora 22:00 deri në orën 06:00, një bar apo lokal nate, në të cilin tregtohet

pije alkoolike. Personi që shoqëron të miturin paraqet në hyrje të lokalit dokumentin e

identifikimit të vet, si dhe dokumente që vërtetojnë lidhjen e tij si prind ose si kujdestar i

të miturit.

Pronarët e lokaleve të natës, në të cilat tregtohen pije alkoolike ose personeli i punësuar

nuk lejojnë hyrjen në lokal të personave që nuk janë dukshëm madhorë, pa kërkuar më

parë dokumentin e identifikimit.

Neni 6

Dokumenti i identifikimit

1. Për qëllime të zbatimit të këtij ligji, si dokument identifikimi, për të vërtetuar që

personi nuk është i mitur, shërben njëri nga këto dokumente:

a) certifikata e lindjes me fotografi;

b) pasaporta për udhëtim jashtë shtetit;

c) dëshmia e aftësisë për drejtim automjetesh;

ç) karta e identitetit të nxënësit;

d) çdo dokument tjetër zyrtar i njëvlefshëm me to.

Morali është vetëm një: “tolerancë zero” ndaj atyre që u tregtojnë alkool minorenëve. Konsumimi i tij, sidomos në mosha të vogla sjell probleme fatale; dëmtime psiko-fizike, komë etilike, akte vandalizmi, skandale si ai i lartpërmenduri etj., etj.

Dëmi që po i shkaktohet shoqërisë përmes konsumimit të tij nga të gjitha moshat, (pa përmbushje të kritereve të përcaktuara ligjërisht) është shumë më i madh se përfitimi ekonomik që mund të sjellë. Edhe sa shembuj të tjerë duhet të shohim që të bindemi vërtet?!