DURRËS, 6 janar 2015 –  Autostrada Laç – Fushë-Krujë vazhdon të sjellë viktima. 

Policia e Shtetit njofton se të hënën, më 5 janar 2015, ora 22.40, komisariati i Krujës ka arrestuar në flagrancë Lorenc Sadikajn, 26 vjeç, banues në Tiranë. Dyshohet se në orën 18.30, në segmentin rrugor Laç – Fushë-Krujë, duke drejtuar një “Ford Transit” me ATP, është përplasur me një motoçikletë “Honda”, pa targë. Për pasojë, janë aksidentuar me vdekje drejtuesi i motoçikletës S. V. dhe pasagjeri P. Ll., 56 dhe 50 vjeç, banues në Milot. 

Foto: arkiv

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/