6 janar 2015 – Qyteza e Fucekjos (Fucecchio) afër Firences tashmë ka për kryetar të Këshillit të të huajve një shqiptar.
Qyteza, me 23 000 banorë ka durrsakun Gentian Shima për kryetar të Këshillit të të huajve.
Gentiani zuri vendin e një ekstrakomunitari tjetër, një kinezi të quajtur Xian Ping, i cili dha dorëheqjen. Shembulli i Gentjanit, me arsim të lartë, të martuar, me dy fëmijë, plotësisht të integruar në shoqërinë italiane është një tjetër tregues i integrimit të emigrantëve tanë, në jetën ekonomike dhe shoqërore të Italisë fqinje.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





