6 janar 2015 –  Gjykata franceze e qytetit të Mulhauzit (Departamenti i Alzasës), në prag të Vitit të Ri dënoi tre shqiptarë më nga 5 vjet burg secilin dhe me 5 vjet dëbim nga territori francez. 

Të dënuarit janë:  Agim Kusha, 23 vjeç i njohur me pseudonimin Tony, Vangjush Vjeshta, 23 vjeç i njohur me pseudonimin Denis dhe Hasjon Hoxha. 

Tre shqiptarët, 2 francezë dhe një gjeorgjian kishin krijuar një rrjet shpërndarjeje droge në qytetin e Mulhauzit, në Alzasë në periudhën shtator 2013- prill 2014. 

Në momentin e arrestimit, policia u sekuestroi 8.2 kg kokainë dhe heroinë, 2 kg substanca përzierëse, si edhe 6 000 euro të dyshuara si fryt i shitjes së drogës.

 Të arrestuarve iu sekuestrua, edhe një revolver. Në gjykatë u provua që 41 000 euro, të rrjedhura nga shitja e drogës ishin transferuar në Shqipëri, kryesisht në favor të Hasjon Hoxhës.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/