6 janar 2015 –  Teuta do ta vijojë për disa ditë stërvitjen në Durrës, për t'u spostuar më pas në Antalia të Turqisë, ku do të qëndrojë për një periudhë dyjavore. Ndërkaq drejtuesit e klubit durrsak kanë larguar një tjetër lojtar, ndërsa përgjatë seancës së parë stërvitore për vitin 2015 u konstatuan prurje të tjera. Bëhet fjalë për mesfushorin nigerian, Mokatar Fall, i cili nuk do të jetë pjesë e skuadrës në vazhdim. Sakaq, mesfushori anësor Fabjo Beqja, i cili ishte huazuar tek Besa u rikthye në skuadër.

Trajneri i Teutës, Gentian Begeja bëri të ditur se në skuadër janë kryer deri më tani katër përforcime përfshi edhe Beqaj: Kuli, Stafa dhe Brahja. Ndërkohë në provë janë edhe dy lojtarë të rinjë. Bëhet fjalë për Emrush Kaloshin, i cili vjen nga Tirana B dhe Xhulio Colla, 19 vjeç, pjes e skuadrës "Luzi 2008". Po kështu në provë në ekipin durrsak është edhe Renaldo Rama i cili ka qenë lojtar i AEK –ut të Athinës në Greqi dhe luan si sulmues.