Drejtori i pezulluar i Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit, Afrim Tafa është rikthyer në një pozicion pranë strukturave të Interpolit.

DurrësLajm” mëson se, Tafa është emëruar si shef sektori pranë Interpolit, detyrë që e ka mbajtur edhe më herët përpara se të drejtonte Policinë e Durrësit.

Emërimi i tij vjen pas pezullimit nga detyra, së bashku me dy zyrtarë të tjerë të policisë në Durrës, në vijim të ngjarjes tragjike të ndodhur në zonën e ish-Kënetës.

Aksidenti i rëndë, që i mori jetën dy fëmijëve të mitur dhe la të plagosur një tjetër, ka shkaktuar reagime të forta publike dhe ka rikthyer në vëmendje diskutimet mbi veprimet dhe përgjegjësinë e strukturave policore pas denoncimeve të banorëve të zonës.