DURRËS, 6 janar 2015 – Në një njoftim zyrtar të orës 11:31 para dite, më 6 janar 2015, dega e bashkëpunimit civil-ushtarak në komandën e Forcës Detare në Plepa, edhe më 6 janar 2015, për shkak të situatës në det, anije të Forcës Detare vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.
ENDE NUK JANË GJETUR DY PESHKATARËT
Kështu anija P-04, ka dalë më 6 janar 2015, në orën 09.00, nga vendbazimi i Kepit të Palit, dhe anija “Lissus”, P-133, ka dalë në orën 9.37 nga kalata “0” e portit të Durrësit. Të dy anijet po vazhdojnë operacionin e kërkim-shpëtimit në rajonin e gjirit të Lalzit për dy peshkatarët e humbur, banorë të fshatit Rinia. Gjatë kërkimeve, më 5 janar 2015, anija “Iliria” P-131 gjeti varkën e dy peshkatarëve të pafat. Operacioni për gjetjen e peshkatarëve po vazhdon në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të policisë kufitare e migracionit të Durrësit.
NË KËRKIM TË KUFOMAVE TË “NORMAN ATLANTIC”-UT
Ndërkohë anija “Butrinti”, P-134, po më 6 janar 2015, në orën 9.37 doli nga baza e Pashalimanit dhe po kërkon për trupat e pajetë të tragetit “Norman Atlantic”, në rajonin nga veriu i Sazanit deri në derdhje të Vjosës.
Gjatë këtyre ditëve të para të vitit 2015, për shkak të fatkeqësive detare, anijet e Forcës Detare janë prezente në det për operacionet e kërkim shpëtimit.
/red. th. m. agjencia lajmeve “Dyrrah”/





