6 janar 2015 – Ndërsa një pjesë e mirë e personazheve të njohur, natën e ndërrimit të viteve dhe ditët e para të Vitit të Ri kanë zgjedhur t’i kalojnë në vende me borë, në qytete me drita apo në plazhet me temperatura të larta, për Ardit Gjebrean, zgjedhja e ditëve festive ka qenë ndryshe. Së bashku me familjen, personazhi i dashur i shqiptarëve ka kaluar një javë në shtëpinë e tij në Gjirin e Lalzit.
Nga fotot e publikuara në profilin e tij në Instagram, Arditi veҫon disa nga momentet më të mira në këto ditë pushimi, një ndër më të dashurit është vendi i ngrohtë pranë oxhakut, i cili ka mbledhur të gjithë familjen Gjebrea rreth vatrës së tij.





