DURRËS, 5 janar 2015 –  Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të të dielën, më 4 janar 2015, janë bërë dy vjedhje pa autorë. Kështu, gjatë natës, në lagjen nr 15, Durrës, është vjedhur me thyerje banesa e se 44-vjeçarit Arben Gjylmezi, ku i kanë marrë mallra me vlerë 50 mijë lekë; në orën 13.00, në ish-Fermë Sukth është konstatuar vjedhja me thyerje e banesës së 56-vjeçarit Namik Baro, banues në Tiranë, ku janë marrë për skrap e dëmtuar disa enë kuzhine, soba e druve dhe dy frigoriferë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/