DURRËS, 5 janar 2014 –  Mësohet se pak orë para ndërrimit të viteve, një fëmijë dërgohet në gjendje të rëndë në spital pasi e shtypi një “Benz”.

Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Tiranë njofton se, më 31 dhjetor 2014, komisariati rajonal i policisë rrugore arrestoi në flagrancë 34-vjeçarin Qazim Qatollari, 34 vjeç, banues në Durrës. Dyshohet se ditën e fundi të vitit 2014, rreth orës 14.00, në boshtin rrugor Durrës-Tiranë, në Ndroq, duke drejtuar një “Benz”, ka aksidentuar fëmijën H. D., 6 vjeç, banues në fshatin Ndroq. Forcat ligjzbatuese të kryeqytetit thanë se i mituri ndodhet në Spitalin Qendror Universitar, në gjendje të rëndë për jetën. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/