DURRËS, 5 janar 2015 –  Edhe pse me ngarkesë për të përballuar fluksin e udhëtarëve me tragete, policia kufitare e migracionit në portin kryesor të vendit arrin të procedojë 6 veta.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njofton se më 31 dhjetor 2014, kufitarët e portit të Durrësin çuan për të kaluar ndërrimin e viteve në qeli 42-vjeçarin A. K. me banim në Shkodër. Dyshohet se në Koplik ka kryer ndërtim të paligjshëm.

Më 2 janar 2015, ora 8.30, paradite, u arrestua në port i kërkuari Klodian Miftari, 27 vjeç, banues në Dibër, pasi Gjykata e Rrethit Dibër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Veprimet do t’i kryejë DPQ Dibër.

Të shtunën, më 3 janar 2015, mu në hyrje të portit, u kap i kërkuari A. D., 37 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”. Veprimet do të kryejë nga DPQ Fier.

Të dielën, më 4 janar 2015, u arrestua në flagrancë 39-vjeçari Besim Ilazi dhe filloi procedimi penal për F. B. e Sh. L., përkatësisht 17 e 30 vjeç, tw tre banues në Kosovë. Dyshohet se në orën 2.50 pas mesit të natës, në terminalin e trageteve, ILazi u ka dhënë ndihmë për të kaluar në Itali F. B.-së e Sh. L.-së, të cilët u kapën me dokumente udhëtimi të falsifikuara.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/